POLITIKE

Edhe “Baci” pro rrëzimit të Qeverisë Kurti: Edhe LDK e PDK duhet ta mbështesin mocionin

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se do ta mbështesë mocionin e mosbesimit të iniciuar nga AAK-ja.

Pacolli tha se edhe dy partitë e tjera opozitare përkatësisht, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) duhet ta mbështesin një mocion të tillë.

Pacolli pro rrëzimit të Qeverisë Kurti: Edhe LDK e PDK duhet ta mbështesin mocionin

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se do ta mbështesë mocionin e mosbesimit të iniciuar nga AAK-ja.

Pacolli tha se edhe dy partitë e tjera opozitare përkatësisht, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) duhet ta mbështesin një mocion të tillë.

Ai tutje shtoi se edhe pse opozita po bën thirrje për rrëzimin e Qeverisë, të njëjtën gjë nuk po e bëjnë me vepra.
“E gjithë opozita kritikon dhe bën thirrje për rrëzimin e Qeverisë, por nuk po e bëjnë këtë me vepra. Prandaj, partitë LDK dhe PDK duhet ta mbeshtesin mocionin, çfarë presin. Edhe unë, në ketë rast do ta mbështes” tha Pacolli për “Gazeta Blic”.

Pas tensioneve që shpërthyen në fund të muajit maj në veri të vendit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, inicioi mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti.Megjithëse ky mocion nuk gjeti mbështetetje në momentin që u iniciua, kryetari i AAK-së po bën thirrje sërish që të përkrahet.

Në seancën e parë plenare të sesionit vjeshtor, Haradinaj, iu bëri thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të japin votën e tyre për shkarkimin e Qeverisë Kurti pasi e njëjta është në rrugë të gabuar.“Dialogu edhe qeverisja në Kosovë ajnë në rrugë të gabuar, rrugë e cila po i shkakton humbje dhe goditje Kosovës. Janë humbjet e shumta, i thojnë mediat dhe aleatët. Nëse në parlament e shohim që Qeveria po udhëheq në drejtim të gabuar, si të veprojmë. Nëse dikush shpresoj se Kurti do ta nxjerrë kosovën nga drejtimi humbës, besoj del gabim. Nuk duhet të presim nga ai që e ka sjellë Kosovën ketu me nxjerr nga kjo situatë”, ka thënë Haradinaj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Rama: Vuçiqi e ka një makth – Kosovën

Kryeministri i Shqipëri, Edi Rama, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka…

32 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

I dha fund jetës me fostoksinë, shpallet në kërkim bashkëshorti i 25-vjeçares nga Lezha, në trup pati edhe shenja dhune

Kjo është 25-vjeçarja Xhuana Nikollaj nga Lezha, e cila një ditë më parë ndërroi jetë…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

I vranë bashkëshorten dhe një fëmijë, por Mojtaba Khamenei është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

Në Teheran, situata politike dhe ushtarake mbetet e tensionuar pas sulmit që goditi familjen e…

4 orë ago
  • KRYESORE

Misteri rreth vdekjes së komandantit famëkeq të grupit Basij që urrehet nga të gjithë iranianët

“Djalli ka vdekur”, me këtë mesazh, kundërshtarët në Iran po përhapin informacionin se personi që…

4 orë ago
  • KRYESORE

Si ndihmoi inteligjenca artificiale ushtrinë amerikane për të goditur 5500 objektiva në Iran? E zbulon komandanti i SHBA

Admirali Brad Cooper, komandant i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), deklaroi se si rezultat i…

16 orë ago
  • LAJME

Arrestohet Gjesti, dyshohet për armëmbajtje pa leje

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin…

19 orë ago