Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë marrë sot vendim për ta shkarkuar Vlora Hysenin nga pozita e zëvendësdrejtoreshës së Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Por, shkarkimi i Hysenit nuk ishte largimi i vetëm sot prej këtij institucioni.
Kontrata me AKI-në sot i është shkëputur edhe bashkëshortes së ish-këshilltarit të Thaçit, Adil Behramaj, i cili vazhdon të jetë ndër kritikët më të mëdhenj të kryeministrit Kurti.
Këtë e ka konfirmuar vetë Behramaj, i cili përmes telefonit ka thënë se veprimin e drejtorit të ri e sheh si hakmarrje politike ndaj tij të porositur nga Osmani dhe Kurti.
“Po, sot i është shkëputur kontrata edhe bashkëshortes sime. E shoh si veprim diskriminues, tejmase të ulët dhe si hakmarrje politike ndaj meje”, ka thënë Behramaj për Insajderin, duke shtuar se kjo e tregon vetëm mendësinë e tyre qeverisëse.
Ish-këshilltari i Thaçit, Adil Behramaj, ka preferuar të rezervohet në komentimin e rastit për shkak të ndjeshmërisë së institucionit, duke thënë se do të ndiqet vetëm rruga ligjore në institucionet e drejtësisë.
“Në krye të atij institucioni ne përkohësisht mund t’i kemi dy servilë politikë, që bëjnë gjithçka për t’i hyrë në qejf Osmanit dhe Kurtit, por institucioni duhet të ruhet, prandaj duke respektuar ndjeshmërinë, me rastin do të merren vetëm institucionet përgjegjëse”, ka thënë Behramaj.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…