POLITIKE

Edhe Haradinaj ia huqi, madje tha se kanë punuar intensivisht për njohjen nga Xhamajka

Ministrja e Punëve të Jashtme të Xhamajkës, Kamina J Smith, e ka mohuar se vendi i saj ka njohur Kosovën, ajo është përgjigjur në njoftimin e Presidentit Thaçi ku ai kishte njoftuar për këtë lajm.

Në një postim ne Twitter, duke shpërndarë deklaratën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili e ka falënderuar Xhamajkën për njohje, Kamina J Smith ka shkruar se vendi i saj nuk e ka njohur Kosovën.

E në mesin e liderëve që ia huqi me njohjen nga Xhamajka ishte edhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili madje tha se kanë punuar shumë që Kosova të njihet nga ky shtet.

I ftuar mbrëmë në emisionin ‘Zona B’ të Klan Kosovës, kishte thënë se për njohjen e ardhur nga Xhamajka kishte punuar në mënyrë intensive. Madje Haradinaj thoshte se pritet të vijnë edhe dy apo tri njohje tjera nga shtete të mëdha, por që nuk dëshiron t’i zbulojë shkaku i Serbisë.

“Kjo njohja që ka ardhë sot nga Xhamajka, qysh janë edhe nja 2-3 njohje tjera qe kem punu intensivisht me ardhë, do të vijnë. Pra njohja e Xhamajkës sot, edhe njohjet e 2-3 vendeve shumë të mëdha , po skem guxu me ardhë. Po nuk flasim para se me ardhë për shkak të ndërhyrjes së Serbisë, janë punu me vite”, ka thënë Haradinaj.

Por gjithë këtë entuziazmim të Haradinaj dhe liderëve të tjerë kosovarë e zbehu sot ministrja e Punëve të Jashtme të Xhamajkës, e cila tha se kjo nuk është e vërtetë.

Mbetet të shihet se cili do të jetë epilogu dhe fundi i kësaj ‘njohje nga Xhamajka’./


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

5 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

9 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

11 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago