POLITIKE

Edhe Hungaria ndalon hyrjen për ata që vijnë nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi

Hungaria ka vendosur masa të reja kufizuese, përfshirë ndalimin e hyrjes për të huajt nga disa shtete, përfshirë Kosovën, Shqipërinë dhe Malin e Zi, të cilat i ka futur në listën e kuqe me rrezikshmëri të lartë nga përhapja e virusit.

Duke filluar nga dita e mërkurë, hungarezët që kthehen nga vendet e listës së verdhë dhe listës së kuqe do të jenë të detyruar të bëjnë kontrolle dhe të qëndrojnë në karantinë për dy javë, edhe nëse nuk janë të infektuar. I vetmi përjashtim do të bëhet për ata që dalin dy herë negativë në testin për koronavirus gjatë pesë ditëve të kaluara.

Të huajt që vijnë nga shtetet e vendosura në listën e kuqe, ku bëjnë pjesë edhe Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi, nuk do të kenë të drejtë fare të hyjnë në territorin e Hungarisë, ndërsa të huajt që vijnë nga vendet e listës së verdhe do të përballen me të njëjtat kushte si hungarezët, shkruan “The Guardian”.

Ndërkohë Serbia, Bullgaria, Rumania, Portugalia, Rusia, Suedia dhe Britania e Madhe janë vendosur në listën e verdhë, ndërsa udhëtimi nga Kroacia, që është destinacion i popullarizuar për pushime për Hungarezët, tash për tash do të mund të zhvillohet pa kufizime. Lista do të përditësohet rregullisht.

Sidoqoftë, nga këto kufizime do të jenë të përjashtuar personat që udhëtojnë transit, ata që transportojnë mallra dhe ata që udhëtojnë për qëllime biznesi. Megjithatë, autoritetet mund të kryejnë kontrolle shëndetësore edhe te këta persona.

Hungaria deri më tani i ka regjistruar 4,234 persona të infektuar me Covid-19 dhe 595 viktima.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

SHBA-ja bombardon ishullin Kharg të Iranit

Menjëherë pasi hipi në bordin e Air Force One për në Florida të premten, presidenti…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërkohet largimi i akcizës për derivate për ta frenuar rritjen e çmimeve të naftës

Rritja e çmimeve të derivateve pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme po reflektohet…

13 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Putini mund të ndihmojë Iranin kundër SHBA-së dhe Izraelit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

“Blick” zbulon detaje shokuese nga ngjarja tragjike e para disa ditëve – Kush ishte personi që u lye me benzinë e i vuri flakën vetes brenda autobusit?

Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…

16 orë ago
  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

19 orë ago
  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

20 orë ago