Në Itali po përgatitet një ligj për ndalimin e mbulesave e fytyrës për gratë dhe do të kërkojë zbulimin e financimit të të gjitha xhamive në vend, njoftojnë mediat.
Partia e Kryeministres Giorga Meloni ‘Vëllezërit e Italisë’, ka paralajmëruar se ky projektligj do të hartohet për ta kundështuar “separatizmin kulturor e islamik që po shënon rritje në Itali”.
Ndalimi do të sanksionohet me gjoba të rënda për këdo që vendos mbulesa në fytyrë, prej 300 deri në 3.000 euro, njofton Politico EU.
Deputeti i kësaj partie Andrea Delastro thotë se “Liria fetare është e shenjtë, por duhet të ushtrohet haptazi, në harmoni me kushtetutën tonë dhe parimet e shtetit italian”.
Përpos kësaj, Italia do të detyrojë edhe xhamitë t’i publikojnë të gjitha financat që marrin nga burime të huaja jashtë vendit.
Më parë edhe Franca, Danimarka e Zvicra i kanë ndaluar mbulesat e fytyrës në publik, me theks të veçantë burkën islamike, e cila mbulon gruan në tërësi, përveç një rrjete të vogël te sytë.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…