BREAKING NEWS

Edhe një politikan shqiptar te “Pandora Papers”, zbulohen sekretet financiare të liderëve botërorë

Emrat e dhjetëra liderëve politikë, e po ashtu të personaliteteve në fusha të ndryshme, listohen mes atyre që kanë përdorur kompani jashtë vendit për të fshehur pasuritë. Në rrjedhën më të madhe të dokumenteve në histori, të pagëzuar si “Pandora Papers”, më shumë se 330 udhëheqës e ish-udhëheqës politikë identifikohen si përfitues të llogarive sekrete; mes të cilëve ish-kryeministri britanik Tony Blair, lideri çek Andrej Babis dhe bashkëpunëtorë të presidentit Putin.

Dokumentet ekspozojnë po ashtu presidentin e Malit të Zi, Milo Djukanovic, dhe djalin e tij, Bllazho, të cilët siç thuhet kanë nënshkruar marrëveshje të fshehta për menaxhimin e pasurisë në vitin 2012, duke u fshehur pas një rrjeti kompanish nga Mbretëria e Bashkuara, Zvicra, Ishujt e Virgjër Britanikë, Panamaja dhe Gjibraltari.

Sipas skandalit të zbuluara nga konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Hulumtues, mes përfituesve është edhe një shqiptar, ende i paidentifikuar.

Në Serbi, organizata Krik, e cila po ashtu ka marrë pjesë në hetimet për Letrat e Pandorës, ka zbuluar se ministri i Financave, Sinisha Malli, është pronar i 24 apartamenteve luksoze në bregdetin bullgar.

Letrat e Pandorës e lidhin presidentin rus, Vladimir Putin, me asete sekrete në Monako, ndërsa për kryeministrin çek, Andrej Babis, thuhet se nuk ka deklaruar një kompani investimesh jashtë vendit, të cilën e ka përdorur për të blerë dy vila, në vlerë prej 16 milionë dollarësh, në jug të Francës.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, sipas Letrave të Pandorës, i ka transferuar aksionet e tij në një kompani sekrete jashtë vendit, pak kohë para se t’i fitonte zgjedhjet e vitit 2019. Mbreti i Jordanisë, Abdullah, ka blerë fshehurazi prona në Mbretërinë e Bashkuar dhe në SHBA, me vlerë mbi 100 milionë dollarë. Gjithashtu, familja e presidentit të Kenias, Uhuru Keniata, që ka dominuar politikën vendase që prej pavarësisë zotëron prej dekadash një rrjet kompanish offshore. Në hulumtimin, që cilësohet si më i madhi në historinë e gazetarisë, kanë marrë pjesë mbi 600 gazetarë nga 150 media.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

1 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

2 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

2 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

6 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

6 orë ago