Në një rrugë të fshatit Badovc të Komunës së Prishtinës në të cilën shkon nëse nisesh nga Pallati i Drejtësisë, duhet të kesh kujdes pasi që në mes të rrugës është një shtyllë elektrike.
Këtë e kanë bërë të ditur “Vrojtuesit e lagjes” duke shkruar se “”Qysh e kane shtru asfaltin ne midis te banderit” shkruan një qytetar. Rruga për ne Badovc, nga Pallati i Drejtësisë”.
Një rast i tillë është edhe në rrugën Zllatar-Matiqan, ndonëse rrugët janë asfaltuar aty është një shtyllë elektrike që i ndanë dy korsitë.