I diskretituari i farmaceutikës është akuzuar për ruajtjen e kopjeve digjitale dhe shpërndarjen e regjistrimeve të albumit më të rrallë në botë, një album që ai u detyrua ta shiste pas dënimit të tij në vitin 2017.
Amerikani me origjinë shqiptare, Martin Shkreli me nofkën tashmë “Pharma Bro” po përballet me një tjetër padi, këtë herë për mbajtjen dhe shpërndarjen e regjistrimeve nga albumi më i rrallë në botë kopjen e vetme të “Once Upon a Time in Shaolin” të Wu-Tang Clan, që ai u detyrua të shiste pas dënimit të tij në vitin 2017 për mashtrim me letra me vlerë.
Padia u ngrit nga një kolektiv i kriptomonedhave, PleasrDAO, i cili bleu kopjen e vetme të njohur të albumit nga Shkreli për 4.75 milionë dollarë.
Albumi “Once Upon a Time is Shaolin” nuk është publikuar për publikun, duke funksionuar si një pjesë e rrallë e artit bashkëkohor që kur u hodh në ankand nga grupi i famshëm hip-hop në 2015.
Në padi, PleasrDAO e akuzoi Shkrelin për mbajtjen e kopjeve digjitale të albumit në kundërshtim me marrëveshjen e tyre dhe shpërndarjen e tyre gjerësisht te ndjekësit e tij në mediat sociale.
Ata thanë se kuptuan që Shkreli kishte shkatërruar çdo gjurmë të skedarëve të albumit.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…