POLITIKE

Edi Rama: Nëse Serbia do të vendoste veto për Kosovën, unë nuk do të isha këtu

Pas nënshkrimit të deklaratës së përbashkët me Presidentin e Serbisë, Alexandar Vuçiç dhe Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, për Mini Shengenin në Ballkanin Perëndimor, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dha një intervistë për gazetaren e A2, Marsela Karapanço, në Novi Sad, nga ku u shpreh se nuk ka asnjë veto për Kosovën.

“Serbia nuk ka vënë asnjë veto për Kosovën, përndryshe unë nuk do të isha këtu duke shtrënguar duart”. Kryeministri theksoi se në takimin e 10 nëntorit në Ohër do të jenë të ftuar të 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor.

A2: Çfarë prisni nga kjo marrëveshje?

Edi Rama: Do të jetë një proces i vazhdueshëm konkretizimi. Thjesht, duhen vënë në jetë gjëra që janë thënë dhe janë stërthënë në të gjitha tryezat e procesit të Berlinit, në të gjitha takimet e përbashkëta të vendeve të rajonit. Koha nuk pret. Njerëzit me të drejtë kërkojnë shumë më tepër dhe për të bërë shumë më tepër nuk jemi të mjaftueshëm si zona dhe si tregje dhe patjetër që duhet t’i krijojmë hapësirë lirie njerëzve tanë.

A2: A jeni konsultuar me Kosovën përpara se të vini këtu? Pse Kosova nuk ishte pjesë e kësaj marrëveshje?

Edi Rama: Ishte një takim i organizuar në këtë format për të çelur një proces ku nuk diskutohet se gjithë përfshirja është shumë e rëndësishme. Ajo çfarë kemi folur e stërfolur për hapjen e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe për mundësimin e lëvizjes së lirë pa dy palë kontrolle, vjen dhe bëhet realitet me këtë proces të ri. Bazuar në këtë dakordësi nuk do të ketë më mundësi të buçasë menjëherë thirrja: “Edi Rama po synon Shqipërinë e madhe” apo “një agjendë alternative po triumfon me një plan B, C, D”. Jo, është momenti për t’i bërë të gjitha dhe besoj se kemi nevojë vetëm për një vullnet të fortë dhe një bashkërendim të veprimeve.

A2: Deri më 10 nëntor, a do të keni ju një ftesë publikë për Kosovën apo do të mjaftoheni me këtë çfarë deklaruar sot nga Novi Sadi?

Edi Rama: Kryeministri Zaev e tha se në takimin e Ohrit do të ftohen të gjithë. Padiskutim, çfarë është shkruan në deklaratë është më shumë, me gjithë respektin për njëri-tjetrin, sepse është e shkruar e zeza mbi të bardhë dhe e konfirmuar nga tre palët. Serbia nuk ka vënë asnjë veto për këtë. Përndryshe, unë nuk do të isha këtu dhe nuk do të ishim duke shtrënguar duart. Për mua dhe për shqiptarët, kjo është një çështje që nuk negociohet. Kështu që, për sa kohë nuk ka asnjë veto lidhur me këtë, është një kapërcim i madh sepse asnjëherë nuk është folur për lëvizjen e lirë të njerëzve në të gjithë rajonin.

A2: Ju u shprehet se nuk do të prisni që BE t’iu përqafojë dhe t’iu ulë në një tryezë. A po bëhet një zëvendësim me këtë Mini Shenden i integrimit europian?

Edi Rama: Jo, në asnjë mënyrë. I gjithë ky proces është i dakordësuar gjatë gjithë rrugës së procesit të Berlinit dhe nuk ka absolutisht asgjë të re në aspektin e ndonjë pike konflikti apo ndarjeje. Deklarata titullohet: Për zbatimin e katër lirive të BE në Ballkanin Perëndimor”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

9 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

11 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

11 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

12 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

12 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

15 orë ago