BREAKING NEWS

Erdogan kërcënon keq: Do të dërgojë ‘miliona’ refugjatë në Evropë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka kërcënuar se do të dërgojë “miliona” refugjatë sirianë në Evropë në përgjigje të kritikave për ofensivën e tij ushtarake në Sirinë e kontrolluar nga kurdët.

Duke folur para parlamentit turk, Erdogan tha që forcat turke kishin vrarë 109 “militantë” që kur filloi operacioni të mërkurën dhe paralajmëroi se ai do t’i “hapë dyert” për të ndezur një krizë të re refugjatësh në Evropë nëse BE e quante atë një “pushtim”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Hej BE, zgjohuni. Unë e them përsëri: nëse përpiqeni të kornizoni operacionin tonë atje si një pushtim, detyra jonë është e thjeshtë: ne do t’i hapim dyert dhe do të dërgojmë 3.6 milionë migrantë te ju”, citohet të ketë thënë presidenti turk.

Komentet e tij vijnë ndërsa një grup sirian për të drejtat e njeriut thanë që deri në 100,000 civilë janë zhvendosur qëkur Turqia filloi sulmin e saj me granatime dhe sulme ajrore kundër pikave të forta kurde dhe qyteteve të mërkurën pasdite.

Turqia, e cila thotë se dëshiron të krijojë një “zonë të sigurt” në anën Siriane të kufirit, tha se kishte “kapur” të gjithë objektivin e saj të caktuar për ditën e parë dhe se operacioni vazhdoi të shkojë ashtu siç ishte planifikuar.

Ndërkohë Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët thanë se ata kishin zmbrapsur një sulm turk mbi qytetin e Tel Abyad dhe thanë se pretendimet që Turqia kishte bërë ndonjë përparim në lindje, Eufrat ishin të rreme.

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë kishte thënë më herët se forcat turke deri më tani kanë shënjuar 181 caqe të “organizatave terroriste” si pjesë e operacionit “Burimi i Paqes” në veri të Sirisë.

Ndryshe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi të mërkurën fillimin e operacionit ushtarak në verilindje të Sirisë.

Me këtë rast, ai ka thënë se ky operacion do të synonte grupin ISIS dhe Njësitë e Mbrojtjes së Popullit Kurd (YPG), të cilat Turqia konsideron se janë të lidhura me Partinë e jashtëligjshme Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Ndryshe, një veprim i Turqisë u nxit nga njoftimi i Donald Trump, që gjatë fundjavës tha se forcat e Shteteve të Bashkuara do të largohen nga zona.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

8 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

12 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

12 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

21 orë ago