Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të këngëtares së madhe shqiptare, Nexhmije Pagarusha.
“Një zë i rrallë dhe një zonjë e rrallë, Nexhmije Pagarusha, nuk është më mes nesh, por brenda i pashlyeshëm mbetet kujtimi i saj. Prehu në paqe zonjë e madhe”, shkruan Rama.
Ikona e muzikës shqiptare u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 86-vjeçare. Pagarusha kishte një karrierë 40-vjeçare në muzikë dhe është vlerësuar si “Mbretëresha” e muzikës shqiptare.