Përfaqësuesi Special për dialogun Kosovë-Serbi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ambasadori Richard Grenell, ka reaguar pas qëndrimit të djeshëm të kreut të opozitës, Kadri Veseli.
Grenell i ka reaguar në Twitter Kadri Veselit, duke i thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke kërkuar heqjen e taksës dhe se kryeministri Albin Kurti për këtë ka të drejtë, Kosova duhet ta heq taksën ndaj Serbisë.
Ambasadori amerikan i ka kujtuar Kurtit që taksa po e dëmton Kosovën dhe po i pengon bizneset të krijojnë vende të reja të punës.
“Kadri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i kërkojnë Kosovës që ta heqin taksën 100 %. Po e dëmton Kosovën dhe po pengon bizneset të krijojnë vende të reja të punës. Albini ka të drejtë këtu”, ka shkruar Grenell.
Ky reagim i Grenellit vjen pasi Kadri Veseli në reagimin e tij të djeshëm i ka thënë Kurtit se nuk duhet të dorëzohet përpara Serbisë, duke aluduar në mos heqjen e taksës.
Kujtojmë se vizita e fundit e Grenellit në Kosovë ishte pikërisht për vazhdimin e dialogut, formimin e qeverisë dhe heqjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…