Edi Rama sikurse Hashim Thaçi, rrëmbehet gylenisti dhe depertohet në Turqi

Tirana zyrtare duket se po ndjek shembullin e keq të Prishtinës, sa i përket dorëzimit tek autoritetet turke të gylenistëve. Një shtetas turk, 42- vjeç mbështetës i lëvizjes Gylen, pasi ka përfunduar dënimin në Shqipëri është marrë në mënyrë të paligjshme dhe është mbajtur disa orë në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit në Laprakë.

https://www.youtube.com/watch?v=HmhWImCbqR8&feature=emb_title

Abc News raporton se Harun Çelik është ndaluar në Rinas 5 muaj më parë, teksa kalonte tranzit me pasaportë false kanadeze. Pasi ka vuajtur dënimin në vendin tonë sot është njoftuar se i ka përfunduar dënimi.

42-vjeçari turk është liruar nga burgu 302 në Tiranë dhe menjëherë e kanë marrë prej andej dhe kanë nisur procedurat për depërtimin e tij nga Shqipëria për ta dorëzuar në Turqi, ku ai përndiqet nga shteti turk.

Shtetasi turk ka të drejtën e apelimit por kjo e drejtë i është mohuar, pasi Drejtoria e Migracionit ka vendosur ta dërgojë menjëherë nga qelia në aeroport drejt Turqisë.