LAJME

Edmond Tupja: Një mesazh për ata që thonë, çfarë më duhet shqipja!

Publicisti Edmond Tupja i ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV bëri një analizë të mirëfilltë të përdorimit të gjuhës shqipe në shkolla dhe vrasjen e fjalëve shqip nga gjuha e huaj. Duke përmendur rastin e Koresë së Jugut, ku vetëvrasjet më të mëdha janë te maturantët, pasi prindërit duan që fëmijët e tyre të jenë të përsosur në shkolla, Tupja jep një mesazh të rëndësishëm edhe për prindërit në Shqipëri. Për shkrimtarin ata që thonë: “Nuk ka çfarë më duhet shqipja, nuk më jep bukë!”, janë mercenarë. I ftuar në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhu

Në fillore fëmija merr të mësojë anglishten. Prindërit nuk duhet t’i thonë bye-bye fëmijëve, po paçim. Ata po vrasin fjalët shqip. Shohin fëmijët e komshinjve, të fisit që i çojnë fëmijët në kurse, nisin edhe ata. E dini ju pse në Korenë e Jugut numri më i madh i vetëvrasjeve është në maturë? Sepse ata duan t’i bëjnë fëmijët të përsosur. Një gjuhë kanë ata, por kanë 20 orë mësim në javë në shkollë, edhe 20 orë edhe në shtëpi. Që t’i bëjnë gjeni. Numri më i madh i vetëvrasjeve në shkolla është te maturantët. Janë super të ngarkuar. Duan t’i bëjnë të gjithë si Ajnshtajn. Lëre more të lozë fëmija, të vrapojë, të dëgjojë muzikë. Jo muzikë tallava, vendosni pak muzikë jazz, pak popullore, pak nga të gjitha në mënyrë që ai të ndihet mirë.

Atyre që thonë çfarë më duhet shqipja, nuk më jep bukë, u them; Shkoni shituni! Shko mëso gjuhë të huaja dhe shitu. Këta që thonë kështu janë mercenarë. Kush u jep më tepër? Ky pra është një cenim kombëtar.”, u shpreh Tupja.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars se Serbia ka blerë raketa balistike…

2 orë ago
  • BREAKING NEWS

Amerikanët: Humbëm një aeroplan në Irak. Operacioni i shpëtimit është duke u zhvilluar

Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ngritja e çmimeve: Shtrenjtohen edhe vitrat e BIK-ut

Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Skandal në Kishën Ortodokse Serbe/ Kryepeshkopi Porfirije Periq akuzohet për abuzime dhe presion psikologjik ndaj punonjësit të Kishës

Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…

15 orë ago
  • KRYESORE

Në QKUK konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurës IVF, Vitia: Lajm që jep shpresë për shumë gra

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…

18 orë ago
  • KRYESORE

Arsyet prapa përçarjes Osmani – Kurti

Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…

18 orë ago