Një ekip rus i kërkim-shpëtimit që po gërmonte nëpër gërmadha në Kahramanmaras për të gjetur ndonjë person të mbijetuar, është përballur me një të papritur në një prej banesave të shkatërruara, pasi kanë gjetur 150 mijë dollarë.
Ata arritën t’i nxirrnin paratë të lidhura me njëra – tjetrën, të ndara, dhe ua dorëzuan ato policisë vendase. Sipas mediave turke, paratë u gjetën në një enë të fshehura, ndërsa prerjet ishin 100 dollarëshe.
Nuk dihet se kujt i përkasin këto para dhe nëse pronarët e tyre janë gjallë apo jo.