Eklipsi total diellor i vitit 2024 kaloi në SHBA, për disa minuta.
Dhjetëra miliona njerëz janë duke shijuar pamje mahnitëse ndërsa hëna kalon midis Tokës dhe diellit dhe bllokon përkohësisht dritën e diellit.
Pasi kaloi në më shumë se një duzinë shtetesh nga Teksasi në Maine, eklipsi total tani ka përfunduar për SHBA.
Rruga e tërësisë do të vazhdojë të lëvizë nëpër pjesë të provincave të Kanadasë në Neë Brunsëick dhe Neëfoundland për disa minuta të tjera. Eklipsi i pjesshëm do të vazhdojë mbi SHBA për pak më shumë se një orë, duke përfunduar në Maine në orën 16:41, ka raportuar CNN.