BOTA

Ekonomia më e madhe evropiane do ta përballojë krizën energjetike

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë të martën se vendi i tij është i përgatitur mirë për ta tejkaluar krizën e mundshme të energjisë elektrike në muajt e ardhshëm pas shkurtimit të furnizimeve ruse me gaz në tregun evropian.

Scholzi ka thënë se ndikimet e pushtimit rus të Ukrainës në furnizimin me energji të Evropës do të jenë fokus i zhvendosjes dyditore të Qeverisë së tij. Pjesë e diskutimeve do të jetë edhe kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, raportoi AP.

Në muajt e fundit, Gjermania ka riaktivizuar centralet me thëngjill dhe derivate, si dhe do të ndajë rezerva të gazit të lëngshëm natyrore në terminale mobile. Operatorëve të ruajtjes së gazit u është kërkuar që të mbushin kapacitetet e tyre para muajve të dimri.

Scholzi ka thënë se uzinat e ruajtjes së gazit janë mbushur me tetëdhjetë për qind të kapaciteteve, apo më shumë se gjatë të njëjtës periudhë kohore të vitit të kaluar.

Gjatë së njëjtës periudhë, Gjermania po shqyrton zgjerimin e veprimtarisë së tri centraleve të mbetura bërthamore përtej datës së planifikuar për mbyllje. Vendimi përfundimtar pritet të merret së shpejti.

Kancelari gjerman ka thënë se krejt këto masa po merren me qëllim që të ketë siguri sa më të madhe për furnizim me energji në muajt e ardhshëm.

“Do të jemi në gjendje t’ia dalim mbanë pavarësisht kërcënimeve me të cilat përballemi nga Rusia, që po përdor gazin si pjesë së strategjisë së saj në luftën kundër Ukrainës”, ka theksuar Scholzi në Berlin.

Qeveria pritet të pajtohet për një pako tjetër të masave në ditët e ardhshme për të ndihmuar konsumatorët t’ia dalin mbanë në kohën e rritjes së madhe të çmimeve të energjisë dhe inflacionit të lartë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

27 sekonda ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

14 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

24 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago