Ekonomisti Dritan Shano është shprehur se vendi ynë nuk ka përfituar nga kompanitë me të cilat ka lidhur kontratat për naftën.
Shano nënvizoi se ne kemi një pasuri të nëntokës që sipas tij ose nuk dimë ta shfrytëzojmë ose nuk duam.
“Mënyra se si ne e kemi ndërtuar marrëdhënien tonë me kompanitë e mëdha të nxjerrjes së naftës për mendimin tim ka nevojë të rishikohet.
Ne nuk kemi përfituar asgjë nga këto kontrata, të gjitha këto kompani kanë raportuar humbje. Një vend me një pasuri të tillë nuk ka arritur të përfitojë nga kjo pasuri. Nafta jonë ka një % të lartë squfuri.
Ne nuk dimë ose nuk duam ta shfrytëzojmë naftën.”-theksoi ai.