Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit, Alon Ben-Meir, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, duhet të dëgjojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Ai ka thënë se nëse Kurti e bën këtë gjë, ai do të fitojë përkrahje më të madhe nga SHBA dhe Bashkimi Evropian dhe kjo do të shtrëngojë në mënyrë indirekte Serbinë.
Sipas Ben-Meir, me këto masa Kosova përfundimisht do të integrohet në BE.
Postimi i ekspertit amerikan në Facebook:
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti duhet të dëgjojë Shtetet e Bashkuara dhe të bëjë çdo përpjekje për të normalizuar çdo lloj marrëdhënieje me Serbinë.
Ai duhet të tregojë se po bën atë që mundet, dhe të bëjë presion dhe barrë mbi Serbinë. Nëse e bën këtë, ai do të fitojë një mbështetje shumë më të madhe nga Perëndimi – Shtetet e Bashkuara, BE dhe vende të tjera – dhe kjo do të shtrëngojë në mënyrë indirekte Serbinë.
Kjo është ajo që duhet bërë në mënyrë që të ecë përpara procesi. Me të gjitha këto masa, unë absolutisht besoj se përfundimisht Kosova do të integrohet në BE.