POLITIKE

Ndryshimi drastik i Vuçiqit, prej “nuk dorëzohemi” në “do të izolohemi” nëse Serbia s’e pranon planin franko-gjerman

Presidenti i Serbisë, Aleksnadar Vuçiq, papritur lajmëroi se Serbia është e gatshme të pranojë propozimin franko-gjerman, anipse me muaj të tërë thoshte se ka refuzuar madje ta prek me dorë atë dokument.

Paralelisht me këto ndryshime të disponimit të tij ndaj propozimit të dy shteteve më të fuqishme të BE’së, edhe mesazhet që ua dërgoi votuesve të tij ndërruan – në një periudhë të shkurtër ai shkoi prej “dorëzimi nuk është opsion” në “na pret izolimi dhe sanksionet” nëse refuzohet plani franko-gjerman, shkruan media serbe “Nova.rs”, përcjell lnsajderi.

Retorika e Vuçiqit kur vjen puna te Kosova është mjaft konfuze, prej “nuk e dorëzojmë Kosovën” në “nuk kemi asgjë në Kosovë sot” e deri te “edhe një metër nëse e fitojmë në Kosovë mjafton”.

Kohëve të fundit diskursi i tij ndaj Kosovës ka qenë më i ashpri, veçanërisht në kohën e barrikadave në fund të vitit të kaluar.

Sidoqoftë, u zmbraps shpejt. Serbëve u kërkoi të tërhiqen nga barrikadat, ndërsa në javën e kaluar në takim me “Pesëshen e Madhe” diuplomatike, ai tha se është i gatshëm të pranojë planin franko-gjerman.

“Erdhën ‘pesëshja’ dhe në atë takim fjalia e dytë që më komunikuan ishte ‘duhet ta pranoni këtë plan dhe nëse nuk e pranoni, sepse ne besojmë se duhet pranuar, do të përballeni me ndërprerjen e procesi i integrimit evropian, tërheqje të investimeve, masa gjithëpërfshirëse në kuptimin politik dhe ekonomik që do t’i shkaktojnë dëme të mëdha Serbisë”, tha Vuçiq në fjalimin e tij.

Situatën e tij e artikuloi si ose sanksione ose mospengim të anëtarësimit të Kosovës në OKB.

Siç vazhdon të tregojë media serbe “Nova” paralelisht me ndërrimin e diskursit të Vuçiqit, edhe analistët të lidhur me partinë e tij kanë filluar të ndërrojnë retorikën nëpër kanale televizive.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia në Gjakovë sekuestron një veturë të kërkuar nga Interpoli gjerman

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë me targa të huaja në Gjakovë, pasi e…

6 orë ago
  • BOTA

Putin pranon goditjen ekonomike nga sulmet ukrainase, paralajmëron kundërpërgjigje më të ashpër

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…

16 orë ago
  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

22 orë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

1 ditë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

1 ditë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

2 ditë ago