Serbian and Kosovo flag, conflict concept
Profesori në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir, ka thënë se pa njohjen nga Serbia, Kosovës po i vështirësohet rruga e integrimit në Bashkimin Evropian.
Eksperti amerikan ka paralajmëruar se Kosovës do t’i duhen vite në betejën e saj që të fitojë njohje dërrmuese ndërkombëtare të pavarësisë së saj.
Si arsye për këtë, Ben-Meir ka përmendur mos njohjen nga Serbia dhe mungesën e një konsensusi ndërkombëtar për njohjen.
“Kosovës i duhet njohja e Serbisë dhe anasjelltas. Por pa njohjen e Serbisë, po bëhet gjithashtu shumë më e vështirë për Kosovën që të integrohet në BE. Për sa kohë që nuk ka një konsensus ndërkombëtar për njohjen, veçanërisht nga Kombet e Bashkuara, dhe për sa kohë që Serbia vazhdon të mohojë realitetin e pavarësisë së Kosovës, Kosova do të vazhdojë të përballet me një betejë të ngadaltë, të vështirë për ndoshta vite që të fitojë njohje dërrmuese ndërkombëtare të pavarësisë së saj”, ka shkruar Alon Ben-Meir në një postim në Facebook.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…