POLITIKE

Eksperti kroat i sigurisë: Serbia dhe Rusia po përpiqen të destabilizojnë fuqishëm Kosovën

Rusia dhe Serbia dhe instrumentet e tyre të veprimit menaxhojnë procese të shumta si në skenën politike ashtu edhe në atë shoqërore, kryesisht në Serbi, thotë Gordan Akrap, ekspert i sigurisë nga Instituti për Hulumtimin e Konflikteve Hibride në Zagreb, në një intervistë për The Geopost.

“E shohim qartë se si Serbia dhe rusët po përpiqen të destabilizojnë fuqishëm Kosovën, ia dolën të destabilizojnë Malin e Zi, dhe kur flasim për dëmet e këtij ndikimi, ne e dimë se anëtarësimi praktik dhe pranimi i Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi në aleancën e NATO-s arriti të parandalojë dukshëm përzierjen në punët e tyre të brendshme”.

Por, sipas tij, për fat të keq, nuk u arrit të parandalohej ndërhyrja e fortë negative e Serbisë dhe Rusisë në proceset në Mal të Zi.

“Ne e dimë se serbët dhe rusët u përpoqën disa herë të përmbysnin qeverinë ekzistuese me mjete të dhunshme dhe tani ia dolën mbanë përmes zgjedhjeve legjitime demokratike. Pyetja është se deri në çfarë mase kjo fitore në zgjedhjet politike ishte rezultat i fushatave të shumta dezinformuese që ndotën hapësirën informative të Malit të Zi dhe Serbisë me gënjeshtra të shumta pro-ruse dhe pro-serbe që për fat të keq formësuan negativisht opinionin publik në Mal të Zi”.

Ai mendon se është parë në disa shembuj se duke angazhuar kapacitetet e veta dhe ato serbe, Rusia u përpoq të largonte vëmendjen e Perëndimit nga gjithçka që po bën në agresionin e saj brutal kundër Ukrainës në raport me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, duke e komplikuar më tej dhe duke e vështirësuar situatën në to.

Akrap thotë se është e rrezikshme për vetë Serbinë sepse po përpiqet të ulet në disa karrige në të njëjtën kohë, por thjesht nuk funksionon.

“Ne e dimë se çfarë ndodhi me Maqedoninë e Veriut, ne e dimë se Mali i Zi u detyrua t’i kërkojë BE-së ndihmë financiare për të zgjidhur borxhin kinez dhe e dimë se Serbia, e cila, për shembull, nuk mund të marrë më para në tregun ndërkombëtar, u përpoq t’i marrë ato para nga Kina”.

“Nga ana tjetër, Serbia, e cila po përpiqet të ushtrojë ndikimin e saj të fortë në territorin e Bosnjë-Hercegovinës, po përpiqet të pajtohet me Erdoganin se si të kontrollojë disa procese në Bosnje-Hercegovinë dhe të imponojë procese dhe opinione të caktuara dhe të destabilizojë më tej BeH-në”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

13 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

15 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

16 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

18 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

18 orë ago