Ekspertja bullgare: Shenja ka qenë e vendosur gabimisht në rrugë

Sipas mendimit të ekspertëve bullgarë, njëra nga shenjat në rrugën ku ka ndodhur tragjedia e autobusit nga Maqedonia ku humbën jetën 46 qytetarë, është vendosur lartë dhe në mënyrë të gabuar, dhe ky mund të jetë shkaku për fatkeqësinë.

Ky aksident është ndër fatkeqësitë më të mëdha në dhjetë vitet e fundt në Evropë.

Diana Rusinova, nga Qendra Evropiane për politika transporti në Bullgari, ka analizuar xhirime të dronit në segmentin e autostradës “Struma” ku ka ndodhur fatkeqësia e madhe, transmeton Zhurnal.

Sipas saj, detyrimisht duhet të verifikohet gjendja e shenjave dhe treguesve rrugor në atë segment, si dhe disa kilometra para vendit të ngjares, që të shihet nëse shoferi ëhstë habitur nga shenjat ose nëse i kanë shkaktuar vështirësi në përcjeljen e rrugës.

Është e mundur, ka shtuar ajo, që shenj për “ishullin” rrugor ka munguar, ose shoferi nuk e ka vërjetur.

Ajo thotë se nga incizimi prej droni, shihet qartë se shoferi është munduar ta stabilizojë autobusin pas humbjes së kontrollit, por më pas ëstë përplasur në gardhin mbrojtës.

Sipas Rusjanovës, incizimi tjetër tregon se shenja për “ishullin” në rrugë nuk është vendosur sipas standardeve, sepse ështëvendosur sumë lart. “Ajo shenjë duhet të vendset më poshtë që të shihet mirë”, sqaron Rusinova. Ajo shton se duhet të verifikohet edhe reflektimi i dritës.