Pas ngjarjes së paprecedentë në burgun e sigurisë së lartë në Peqin të tjera detaje kanë dalë lidhur me sendet e paligjshme në burgjet shqiptare.
Vrasësit të dy turistëve cekë tre muaj më parë i është sekuestruar një celular në ambientet e qelisë ndërsa aparati është dërguar për ekzaminime të cilat mesa duket ende nuk kanë mbërritur nga laboratori i policisë shkencore. Ende nuk dihet se cilat kanë qenë kontaktet e Mjacajt ndërsa hetuesit shpresojnë të kuptojnë më shumë lidhur me vrasjen e Arben Lleshit.