Elon Musk, themelues i kompanisë Neuralink, ka deklaruar se njeriu i parë që ka vendosur një çip në tru është në gjendje të mirë shëndetësore.
Ai ka shkruar në rrjetin social X se rezultatet fillestare tregojnë “zbulim premtues të çipave të neuroneve”, shkroi TheGuardian të martën.
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) e kishte lejuar kompaninë e Musk vitin e kaluar që të kryejë provën e parë të vendosjes së çipit kompjuterik te njeriut. Testimi i çipit ishte kryer në shtatorin e 2023-s, e nëpërmjet kësaj, Neuralink po mundohet që njeriut t’i dërgojë më tepër neurone në tru, që ato të përçojnë sinjale shtesë.
Çipat e tillë konsiderohen qeliza që përdorin sinjale elektrike dhe kimike për të dërguar informacion rreth trurit dhe trupit.
Nëpërmjet kësaj, kompania e Musk po synon që të mundësojë kontrollimin e mendimeve te njeriut, “shtimin” e mendimeve dhe trajtimin e personave me disa probleme specifike mendore.
Kohë më parë, Neuralink ishte gjobitur për shkelje të rregullave të Departamentit Amerikan të Transportit në lidhje me lëvizjen e materialeve të rrezikshme.
Gjatë inspektimit të objekteve në kompaninë e Muskut në Teksas dhe Kaliforni, hetuesit kishin gjetur se Neuralink pati dështuar të regjistrohej si transportuese e materieve të rrezikshme. Aty ishin gjetur pako me përmbajtje të rrezikshme kimike si dhe lëngje të ndezshme.
Çka janë neuronet?
Neuronet janë pjesë të strukturës së trurit dhe janë përgjegjëse për shumicën e funksioneve të sistemit nervor. Ajo konsiderohet bazë themelore e sistemit nervor dhe përfshin dërgimin dhe marrjen e informacionit nëpër tru. Secila qelizë nervore ka sistem të veçantë dhe është e specializuar për të kryer funksione të ndryshme.
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “sunnizmi, shiizmi dhe islami radikal janë një kërcënim…
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi se një raketë balistike e lëshuar nga Irani…
Një avion amerikan “KC-135” që përdoret për furnizim me karburant është rrëzuar në Irakun perëndimor.…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars se Serbia ka blerë raketa balistike…
Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…
Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…