Policia e Kosovës në një komunikatë të përbashkët me Prokurorinë Themelore të Prizrenit, kanë njoftuar se i kanë arrestuar dy persona të dyshuar për fajde në Prizren. Sipas njoftimit, ata u zunë në flagrancë.
Ata dyshohet se në vazhdimësi e kanë detyruar viktimën të paguaj shuma të ndryshme të parave si interes të fajdeve e po ashtu dyshohet se kanë kërkuar edhe marrjen e shtëpisë së tij e dy lokale të tjera në vlerë 1 milion euro.
Sipas njoftimit ata u zunë gjatë përpjekjes së tyre për ta detyruar viktimën në rregullimin e dokumentacionit që t’iu barten këto prona në emrin e dy të arrestuarve.
“Të dyshuarit me veprimet e tyre në vazhdimësi kanë detyruar viktimën të paguaj shuma të ndryshme të parave si interes për fajde, si dhe në emër të kamatave të fajdesë përmes formave të ndryshme të presionit, kanë kërkuar nga viktima marrjen e shtëpisë dhe dy lokaleve të tij në Prizren, vlera e te cilave është rreth 1 milion euro. Të dyshuarit janë arrestuar në flagrancë gjatë përpjekjes se tyre për ta detyruar viktimën në rregullimin e dokumentacionit për bartjen e pronësisë së shtëpisë dhe dy lokaleve pronë e viktimës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë dhe Policisë së Kosovës.
Po ashtu është kontrolluar edhe vendbanimi i dy të dyshuarve me ç’rast sipas njoftimit janë gjetur e sekuestruar dëshmi materiale të cilat “do të përdoren në procedurën penale ndaj te dyshuarve”.
Policia e Kosovës ka publikuar edhe momentin e kapjes së tyre.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…