FOTO&VIDEO

Elon Musk takon Papa Françeskun në Vatikan, një javë pasi djali i tij ndryshoi gjininë

Elon Musk është takuar me Papa Françeskun. Takimi i papritur është zhvilluar një ditë më parë në selinë e Atit të Shenjtë. “I nderuar të takoj Papën dje”, shkroi Musk në Twitter të premten në mbrëmje.

Shefi i Tesla ishte i shoqëruar nga katër nga shtatë fëmijët e tij.  Fëmija i tij i pestë, i njohur më parë si Xavier, njoftoi muajin e kaluar se tani është një vajzë transgjinore e quajtur Vivian Jenna Wilson dhe se nuk dëshiron të ketë më kontakte më me babanë miliarder.

Musk pranoi gjithashtu se veshja zezë që ai kishte veshur nuk i përshtatej rastit, duke iu përgjigjur një përdoruesi të Twitter-it: “Kostumi im është tragjik”.

Musk ka thënë se është ateist, kështu që është e paqartë pse vendosi të takonte Papën dhe çfarë diskutuan të dy.

Me të gjatë udhëtimit ishin Griffin, 18 vjeç, i cili është vëllai binjak i Vivian-it, si dhe trenjakët e tij 16-vjeçarë: Damian, Kai dhe Saxon.

Musk ishte i martuar me nënën e tyre, autoren kanadeze Justine Wilson, nga viti 2000 deri në vitin 2008.

Assange Lodges Appeal Against Extradition As Supporters Protest in London
Keep Watching

Djali i tyre i parë, Nevada, lindi në vitin 2002 dhe vdiq nga sindroma e vdekjes së papritur të foshnjave (SIDS) në 10 javë. Musk dhe Ëilson kanë pesë fëmijë: djem binjakë, Xavier dhe Griffin, 18, dhe djem trenjakë: Damian, Kai dhe Saxon, tani 16.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

10 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

18 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

22 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

24 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago