BOTA

Elon Musk tallet me Sanders: Gjithmonë më del nga mendja që je ende gjallë

Elon Musk është tallur me senatorin veteran Bernie Sanders duke replikuar me të për çështjen e taksimit të të pasurve.

I njohur si një mbështetës historik i socializmit demokratik kishte shkruar në një postim në Twitter: “Duhet të kërkojmë që personat ekstremisht të pasur të paguajnë pjesën e tyre. Pikë”

“Gjithmonë më del nga mendja që je ende gjallë”, iu përgjigj Musk të dielën. Ndërsa një orë më vonë i shkroi sërish: “Mos do të më shesësh më shumë aksione Bernie? Vetëm më thuaj…”.

Elon Musk, themelues i kompanisë së prodhimit të makinave elektrike Tesla, ka një pasuri personale rreth 300 miliardë dollarë, çka e fut me siguri në listën e personave “ekstremisht të pasur”, sipas Sanders. Në fakt, ai është një ndër 5 më të pasurit e planetit, sipas indeksit të miliarderëve të publikuar nga “Bloomberg”.

Edhe pse është transferuar në Teksas, ku nuk duhet të paguajë tatim mbi të ardhurat, Musk ka pranuar se ka ende detyrime ndaj shtetit të Kalifornisë, pasi kalon përsëri shumë kohë duke punuar aty.

Si kryetar i komisionit për buxhetin në Senatin amerikan, Sanders ka propozuar që më të pasurit e vendit të detyrohen të paguajnë një taksë ekstra mbi pasurinë e tyre, që sipas tij do të sigurojë 4,35 trilionë dollarë në dhjetë vitet e ardhshme dhe do të përgjysmojë pasurinë e tyre në 15 vitet e ardhshme. Edhe demokratët, që momentalisht kanë shumicën në Kongres dhe Senat, si edhe drejtojnë Shtëpinë e Bardhë, janë përpjekur edhe më parë të mbështesin nismën e taksimit të miliarderëve.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

11 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

14 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

14 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

16 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

16 orë ago