Vijon të jetë e mbushur me mister vdekja e biznesmenit italian Edoardo Sarchi në Salari të Tepelenës. Ai ishte ftuar për gjueti në zonën malore nga miqtë e tij Eqerem Braçi dhe djemtë e tij por u gjet i vdekur në rrugë.
Katër personat që shoqëronin italianin u shoqëruan nga policia, madje njëri prej tyre si i dyshuar për vrasje, por u lanë të lirë pas maratonës së marrjes në pyetje. Edhe pse të shoqëruarit kanë dhënë dëshmi kontradiktore, sërish grupi hetimor nuk ka gjetur prova për t’i akuzuar shoqëruesit, përcjell A2 CNN.
Policia dhe prokuroria ende nuk kanë dale me një version zyrtar se cili është shkaku i vdekjes se 44-vjeçarit.
Në trupin e viktimës është shkaktuar një plagë e madhe në arterien e këmbës, por ende nuk ka një version se çfarë e ka shkaktuar dhe nëse është hemorragjia shkaku i vdekjes.
Edoardo Sarchi është ftuar nga Braçet për gjueti, por askush nuk ka dhënë informacion të vlefshëm se çfarë ka ndodhur.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…