BOTA

Era e fortë shkul çatinë e spitalit të Pukës, në Fushë Arrëz dëmtohen disa pallate

Në disa rrugë nacionale ka rrëshqitje inertesh dhe në akset rurale ka dëmtime të mëdha. Po kështu energjia elektrike në Pukë mungon që prej pasdites se një dite më parë.

Reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë kanë shkaktuar disa problematika në territorin e qarkut të Shkodrës.

Raportohet se në bashkinë e Pukës është dëmtuar çatia e spitalit. Një pjesë e çatisë me përbërje llamarine është shkëputur si pasoje e erës së fortë, duke bërë që pavioni i Patologjisë dhe Pediatrisë të dalin jashtë funksionit, shkruan A2.

Ndërkohë në bashkinë e Vaut të Dejës ka ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra të njësive Vau Dejës dhe Bushat, ndërsa në fshatrat e njësive Hajmel dhe Vig Mnele mungon plotësisht energjia elektrike.

Në territorin e bashkisë Fushë Arrëz si pasojë e reshjeve të dendura të shiut janë dëmtuar pothuajse të gjitha rrugët rurale, rrëshqitje të dherave dhe rrënjë të gurëve në rrugë.

Related Post

Që nga pasditja e djeshme ka shkëputje të energjisë elektrike në Njësitë Administrative Qafë-Mali, Iballë, dhe Blerim.

Po ashtu janë dëmtuar disa pallate në qytetin e Fushë Arrzit, të cilëve u është zbuluar çatia nga era e fortë që ka shkëputur katramanë.

Sakaq në territorin e bashkisë së Shkodrës qarkullimi vijon pa probleme, ndërsa firmat mirëmbajtëse janë në gatishmëri me mjete dhe punëtorë.

Në Lezhë edhe pse kanë rënë rreth 30 mm shi gjatë 24 orëve, nuk janë shkaktuar probleme në infrastrukturën e kullimit, argjinatura apo në digën e rezervuarit të Shtodrit.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Analiza nga BBC: Arsyeja pse Izraeli sulmoi Iranin dhe pse pikërisht tani?

Spekulimet rreth një sulmi izraelit ndaj centraleve bërthamore të Iranit kanë qarkulluar prej vitesh, por…

1 orë ago

Avionët luftarakë të përdorur në sulmin izraelit ndaj Iranit, të prodhuar në SHBA

Imazhet e publikuara nga ushtria izraelite treguan avionë luftarakë F-35, F-15 dhe F-16 të prodhuar…

1 orë ago

Tre nga njerëzit më të fuqishëm të Iranit vriten ndërsa Izraeli synon udhëheqjen e lartë ushtarake dhe bërthamore

Gjenerali më i lartë ushtarak i Iranit, kreu i Korpusit të Gardës Revolucionare të elitës…

1 orë ago

Sulm kirurgjikal i Izraelit në Iran, godet centralet bërthamore, vret dy shkencëtarë dhe kreun e Gardës Revolucionare

Izraeli nisi një sulm në shkallë të gjerë kundër Iranit të premten, duke thënë se…

1 orë ago

VIDEO/ Senatori amerikan nxirret me dhunë jashtë konferencës, policia e shtrin përtokë dhe i vendos prangat

Gjatë një konference për shtyp me Sekretaren e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem, senatori i Kalifornisë…

12 orë ago

“Një top u bë shkaktar”, mediat kanadeze shkruajnë për tragjedinë ku vdiqën gruaja nga Deçani me djalin e saj

Një top u bë shkaktar për vdekjen e një gruaje 34 vjeçare nga Kosova dhe…

12 orë ago