Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e nisjes së një grupi të ushtarëve kroatë për në Kosovë, të cilët do t’i bashkohen misionit të KFOR-it për një periudhë prej 7 deri 9 muaj.
Millanoviq në fjalën e tij, ka thënë se misioni i KFOR-it në Kosovë është “imponim i paqes” për ata që mendojnë ndryshe.
Ushtarë kroatë nga Kontigjenti 42 nisen për Kosovë, Millanoviq: Misioni i KFOR-it është imponim paqeje për ata që mendojnë ndryshe“Është parandalimi i konfliktit dhe mbrojtja e situatës ekzistuese, duke u imponuar paqen atyre që mendojnë ndryshe. Ju po shkoni në një mision për të ruajtur dhe konkurruar për paqen, pa forcë, por duke treguar potencialin e forcës, me besimin se kjo forcë nuk do të përdoret kurrë”, ka thënë Millanoviq, transmeton Express.
Komandanti Suprem i forcave kroate ka treguar edhe për specifikat e funksionimit të misionit të KFOR-it në Kosovë, shtet i cili vazhdon të mos njihet nga disa prej shteteve anëtare të NATO-s.
Ai ka shprehur interesim që Kroacia të marrë pjesë edhe në ruajtjen e paqes në Bosnje dhe Hercegovinë.
Presidenti kroat ka uruar pjesëtarët e kontingjentit të 42-të kroat para nisjes për Kosovë.
.“Ju keni zgjedhur një punë që është gjithmonë e rrezikshme dhe e pasigurt dhe i takon shtetit t’ju japë mbështetjen maksimale që të dilni më të mençur, më të zgjuar, më të përgatitur, të gjallë dhe të shëndetshëm”, tha ai
Pjesa kryesore e kontingjentit të 42-të kroat përbëhet nga anëtarë të Ushtrisë Tokësore Kroate nga Brigada e Mekanizuar-Blinduar e Gardës, si dhe pjesëtarë të Forcave Ajrore Kroate, Komandës Mbështetëse dhe Regjimentit të Zbulimit.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…