“Unë jam duke sulmuar, nuk po bëj hapa prapa”, tha presidenti turk Tajip Erdogan , për “krizën” që lindi ditët e mëparshme me dhjetë ambasadorët në Ankara, për të cilët kërkoi që të shpalleshin non-grata.
Duke folur me gazetarët në kthimin e tij nga Azerbajxhani , presidenti turk u bëri thirrje ambasadorëve të huaj në vendin e tij që të respektojnë nenin 41 të Konventës së Vjenës, duke theksuar se “Turqia nuk është një shtet kujdestar” dhe duke i paralajmëruar ata: ” “Një ambasador që kryen detyrat e tij në një vend me një histori kaq të lashtë si Turqia duhet ta dijë shumë mirë se ku mund të përfundojë diçka”.
Erdogan deklaroi:
“Hapi që bëmë nuk ishte një shfaqje force ndaj askujt. Kjo thjesht do të thotë se ambasadorët që veprojnë në Turqi nuk duhet të ndërhyjnë në punët e brendshme të Turqisë. Asnjë ambasador nuk ka fuqi të ndërhyjë në punët e vendit ku punon. Ata duhet ta dinë nenin 41 të Konventës së Vjenës më mirë se unë. Sepse ambasadorët duhet të zbatojnë dhe monitorojnë marrëveshjet që lidhen me ta. Në fakt, kur shërben në Turqi, je ambasador që shërben në Turqi, duhet të kuptosh se Turqia nuk është shtet kujdestar. Një ambasador që punon në një vend me një histori kaq të lashtë si Turqia duhet ta dijë shumë mirë se ku mund të përfundojë diçka. Pra, kur ata nuk e dinë këtë, ne i kujtojmë nenin 41 të Traktatit të Vjenës. Ngjarja është kaq e thjeshtë.”