FILE PHOTO: Turkey's President Tayyip Erdogan holds a news conference during the NATO summit at the Alliance's headquarters in Brussels, Belgium June 14, 2021. REUTERS/Yves Herman/Pool/File Photo
Administrata e Presidentit Joe Biden po e kushtëzon shitjen e avionëve luftarakë F-16 për Turqinë me ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO. Presidenti Erdogan tha të dielën se kjo përbën shqetësim serioz për Turqinë.
Gjatë një konference shtypi pas takimit të G20 në Indi, Erdogan tha se kishte biseduar me Presidentin Biden lidhur me blerjen e avionëve F-16 nga Turqia. Ai tha se Biden e kishte lidhur blerjen e avionëve luftarakë me hapjen e dritës jeshile nga Ankaraja për anëtarësimin e Suedisë në NATO. “Kjo qasje na shqetëson seriozisht”, tha ai.
Turqia, pengesa kryesore në përpjekjet e anëtarësimit të Suedisë në NATO, kërkoi në vitin 2021 blerjen e avionëve dhe pajisjeve të tjera luftarake që kapin shumë prej rreth 100 miliardë dollarësh.
Pas disa muajsh kundërshtimesh, Erdogan ra dakord gjatë takimit të NATO-s në muajin korrik që ta dërgojë kërkesën e Suedisë në parlamentin turk për shqyrtim.
Megjithatë, nuk është e qartë se kur do të shqyrtohet në parlamentin turk marrëveshja për Suedinë dhe se kur do të realizohet shitja e avionëve.
Ankaraja e ka akuzuar Suedinë se strehon militantë kundërshtarë të qeverisë turke, kryesisht anëtarë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.
Presidenti Erdogan tha gjithashtu se Suedia duhet të “mbajë premtimet e saj” dhe të ndërmarrë më shumë hapa, mes tyre ekstradimin e militantëve të dyshuar të PKK-së dhe parandalimin e tubimeve pro-PKK-së në Suedi, përpara se Ankaraja ta shqyrtojnë anëtarësimin e Suedisë në NATO.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…