Një raund i ri konfrontimi mes Turqisë dhe Suedisë është rihapur pas pjesëmarrjes së protestuesve kurdë në tubimin e djeshëm të anëtarëve të komunitetit LGBTI në Stokholm.
Demonstruesit dolën në rrugë me një kukull të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, që mbante flamurin me ylber të komunitetit LGBTI në duar dhe ngritën simbole dhe parulla të organizatës PKK.
Marshuesit kanë brohoritur gjithashtu me thirrje kundër aplikimit të Suedisë për anëtarësim në NATO dhe kërkuan që kushtet e Turqisë të mos pranohen.
Pasi pamjet e protestës bënë xhiron e rrjetit, Ministria e Jashtme turke dhe përfaqësuesi i AKP-së, Omer Çelik kanë reaguar ashpër.
“Ne dënojmë ashpër faktin që edhe një herë, në një ngjarje në Stokholm sot (5 gusht), një grupi të afërt me PKK-në iu lejua të bënte propagandë me simbolet e organizatës terroriste kundër presidentit tonë. Ne dëshirojmë t’i kujtojmë Suedisë angazhimet e saj për të parandaluar aktivitetet e PKK-së dhe anëtarëve të saj“, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme turke.
Përveç kësaj, në postimin e tij në Twitter, Omer Celik tha: “Ne presim një politikë efektive dhe të qëndrueshme nga Suedia kundër të gjitha krimeve të urrejtjes, larg logjikës së standardeve të dyfishta, në luftën kundër terrorizmit. Ne presim një politikë të qëndrueshme”.
“Djalli ka vdekur”, me këtë mesazh, kundërshtarët në Iran po përhapin informacionin se personi që…
Admirali Brad Cooper, komandant i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), deklaroi se si rezultat i…
Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin…
Policia e Kosovës në një komunikatë të përbashkët me Prokurorinë Themelore të Prizrenit, kanë njoftuar…
Forcat ukrainase kanë goditur një nga “fabrikat më të rëndësishme ushtarake” të Rusisë. Kështu tha…
Ish-kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, ka paralajmëruar për rrezikun e krijimit të një aleance të…