CORRECTS NAME - Kosovo Prime Minister Hashim Thaci, right, is joined by his Turkish counterpart Recep Tayyip Erdogan, center, and Albania's prime minister Edi Rama as they wave to the crowd during their visit in western Kosovo town of Prizren Wednesday, Oct. 23, 2013. Erdogan and Rama went on a tour of Prizren after inaugurating a new terminal at Pristina's main airport, built by a Turkish company. (AP Photo/Visar Kryeziu)
“Erdogan, më i rrezikshëm se Irani”, alarmon eksperti i sigurisë – zbulon se nga duhet të rreshtohet Kosova.
Drizan Shala, ekspert i sigurisë, përmes një shkrimi në Facebook, ka komentuar deklaratën e shefit të Mossad, Yossi Cohen, i cili po e sheh Turqinë dhe liderin e këtij shteti, Recep Tayyp Erdogan, si një kërcënim më të madh se Irani për rajonin dhe botën.
Ai paralajmëron se kjo Turqi plotësisht do të ndryshojë gjeopolitikën e rajonit pasi BE-ja dhe SHBA-ja janë duke u fokusuar me problemet e tyre, njëra, sipas tij, me shpërbërje më së largu 2030, dhe tjetra me humbjen e fuqisë në bote si gardian i demokracisë.
Eksperti Shala thotë se Kosova dhe rajoni i Ballkanit duhet të rreshtohen rreth krijimit të aleancave të reja individuale me shtetet siç është Zvicra, Suedia, Britania, Gjermania (Austria), Kroacia.
Ja shkrimi i tij:
Shefi i spiunazhit të Izraelit: Erdogan, më i rrezikshëm se Irani.
Shefi i Mossad, Yossi Cohen, tani e sheh Turqinë dhe liderin e saj Erdogan, si një kërcënim më të madh se Irani për rajonin dhe botën.
Në një takim në Emiratet e Bashkuar Arabe u tha drejtuesve të shërbimeve të inteligjencës nga Egjipti, Arabia Saudite dhe Emiratet se “fuqia e Iranit është i brishtë, kërcënimi i vërtetë është nga Turqia “.
Pra kjo Turqi e sodit plotësisht do të ndryshojë gjeopolitikën e rajonit pasi BE dhe SH.B.A. janë duke u fokusuar me problemet e tyre njëra me shpërbërje me se largu 2030 dhe tjetra me humbjen e fuqisë në botë si gardian i demokracisë.
Kosova dhe rajoni i Ballkanit si do të ri-rreshtohet nga 2021 deri 2030 ndoshta do ishte krijimi i aleancave të reja individuale me shtetet siç është Zvicra, Suedia, Britania, Gjermania ( Austria ) , Kroacia…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…