BOTA

Erdogan paralajmëron acarim të raporteve me Amerikën

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha më 23 shtator se raportet e vendit të tij me SHBA’në nuk po shkojnë në drejtim të duhur.

Sipas tij, raportet me administratën e presidentit amerikan, Joe Biden, nuk kishin “nisur mirë”.

Erdogan u dërgoi mesazh aleatëve të NATO’s, përfshirë Shtetet e Bashkuara se, nëse ato nuk e ndihmojnë Turqinë në aspektin e mbrojtjes, atëherë vendi i tij do të kthehet në drejtim tjetër.

Gazeta turke Haberturk citoi Erdoganin të ketë thënë se problemet e kanë bazën te zemërimi i SHBA’së pasi Turqia bleu sistemet e avancuara raketore S-400 nga Rusia.

“Sa i takon raporteve turko-amerikane nuk mund të them se po zhvillohet një proces i shëndetshëm”, u tha presidenti turk gazetarëve kur doli nga debati i Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së në Nju Jork.

Administrata e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, pati vendosur sanksione ndaj industrisë së mbrojtjes turke për shkak të blerjes së sistemit rus.

Disa ekspertë vlerësojnë se sistemi S-400 përbën rrezik për avionët F-35 të NATO’s dhe SHBA’së.

Turqia ka qenë partnere në prodhimin e tyre si dhe kishte blerë disa prej tyre.

“Kemi blerë F-35, kemi paguar 1.4 miliardë dollarë dhe ato nuk na janë dhënë”, tha Erdogan, duke shtuar se kjo është çështja e parë që duhet të zgjidhet nga Shtetet e Bashkuara.

Presidenti amerikan, Joe Biden, në anën tjetër e ka hidhëruar Erdoganin pasi e ka njohur si gjenocid vrasjen e armenëve më 1915 nga ana e Perandorisë Osmane si dhe ka kritikuar Turqinë për mosrespektim të të drejtave të njeriut.

Kritikat amerikane janë shtuar pasi Turqia u largua nga Konventa e Stambollit, që synon mbrojtjen e grave nga dhuna./REL


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

4 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

14 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

18 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

18 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago