BOTA

Erdogan pret në pallat Presidentin e Izraelit

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan e ka pritur të mërkurën Presidentin e Izraelit Isaac Hezog me ceremoni të veçantë.

Erdogan vitin e kaluar, sipas Jerusalem Post, i kishte telefonuar Herzogut për ta uruar për zgjedhjen në postin e Presidentit ndërsa kishte bërë thirrje për përmirësim raportesh me këtë shtet disa herë të tjera.

Tensionet mes Izraelit dhe Turqisë kishin filluar në vitin 2008 ,kur Kryeministri i Izraelit Ehud Olmert, kishte takuar Erdoganin dhe disa ditë më pasë kishte nisur një operacion në Gaza.

Siç shkruan Jerusalem Post marrëdhëniet ishin përkeqësuar edhe më tej në vitin 2010, kur Erdogan kishte nisur një anije me ndihma humanitare me disa persona të armatosur në të, për ta shpërthyer bllokadën që i kishin bërë forcat e Izarelit Rripit të Gazës. Komandot e forcave izraelite kishin ndalur anijen, ishin përplasur me personelin e anijes duke i vrarë 9 prej tyre.

Dy vendet kanë mbajtur raporte diplomatike mes vete duke i shkëmbyer edhe ambasadorët më 2016, por dy vite më vonë Ankaraja e kishte dëbuar ambasadorin izraelit për shkak të reagimit të forcave të izraelit ndaj trazirave në Gaza.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Në QKUK konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurës IVF, Vitia: Lajm që jep shpresë për shumë gra

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…

4 minuta ago
  • KRYESORE

Arsyet prapa përçarjes Osmani – Kurti

Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…

28 minuta ago
  • BOTA

Flamuri izraelit projektohet në zemër të Teheranit

Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit  i projektuar në qendër të…

2 orë ago
  • KRYESORE

“Kam humbur babanë dhe gruan”, Khamenei: Do të marrim hak për dëshmorët tanë

Gjatë deklaratës së tij, udhëheqësi i ri i Iranit, Mojtaba Khamenei, bëri gjithashtu thirrje për…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama: Vuçiqi e ka një makth – Kosovën

Kryeministri i Shqipëri, Edi Rama, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

I dha fund jetës me fostoksinë, shpallet në kërkim bashkëshorti i 25-vjeçares nga Lezha, në trup pati edhe shenja dhune

Kjo është 25-vjeçarja Xhuana Nikollaj nga Lezha, e cila një ditë më parë ndërroi jetë…

7 orë ago