Rexhep Tajip Erdogan do të realizon një vizitë dy-ditore në Serbi më 7 tetor, raporton ‘Blic’, duke u thirrur në burime jozyrtare.
Sipas Blic, Erdogan do të jetë i shoqëruar nga tetë ministra, dhe në ditën e parë të vizitës, do të mbahet seanca e dytë e Këshillit të Lartë për Bashkëpunim midis Serbisë dhe Turqisë dhe të specifikohen elemente të reja të bashkëpunimit politik dhe ekonomik midis dy vendeve.
Gazeta serbe shton se takimi trepalësh i Serbi-BiH-Turqi do të mbahet të nesërmen dhe më do të përurohet fillimi zyrtar i autostradës Beograd-Sarajevë.
Kryetari i Presidencës së BiH Zeljko Komsic dhe anëtarët e Presidencës Sefik Dzaferovic dhe Milorad Dodik do të vijnë në Beograd për të takuar Erdoganin, dhe do të priten nga Presidenti serb Aleksandar Vucic.
Erdogan kishte planifikuar të shkonte në Serbi më 29 gusht, por për shkak të detyrimeve shtetërore ardhja e tij u shty.