Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, duke komentuar planin “Trump” për konfliktin Izrael-Palestinë, të ashtuquajturën “Marrëveshje e Shekullit”, tha nën një frymë refuzimi se atë nuk e ka pranuar askush veç vetë Trump-it dhe Netanjahut.
“Jeruzalemi u përket tre feve qiellore dhe i ashtuquajturi ‘plan paqeje’ nuk pranohet as nga muslimanët, as nga të krishterët e as hebrenjtë ortodoksë. Ne kurrë nuk do të mbështesim një plan me të cilin nuk pajtohen vëllezërit tanë palestinezë”, tha Erdogan.
Ai theksoi se qëllimi i vetëm i të ashtuquajturit ‘plan paqeje’ ishte “legjitimimimi i politikës së okupimit, shkatërrimit dhe zhvatjes së Izraelit, e cila ka vazhduar për 70 vjet”.
Ai gjithashtu iu referua disa kërcënimeve që SHBA po i bëjnë atij dhe disa zyrtarëve të tjerë turq.
“Për momentin, për fat të keq, Shtetet e Bashkuara po më kërcënojnë dhe po kërcënojnë shefin tonë të inteligjencës, si dhe disa institucione financiare në Turqi. Çfarë që të bëjnë, sigurisht që nuk do të kenë sukses”, tha Erdogan.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…