POLITIKE

Erdogan, tjetër vendim të ashpër ndaj Greqisë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të mërkurën se vendi po pezullon bisedimet me Greqinë, pjesërisht për shkak të një mosmarrëveshjeje me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe asaj që Ankaraja e quan shkelje të hapësirës ajrore.

Vitin e kaluar, pas një ndërprerjeje pesëvjeçare, dy anëtarët e NATO-s rifilluan bisedimet për zgjidhjen e problemeve në Mesdhe dhe çështje të tjera dypalëshe.

Erdogan i tha parlamentit se Turqia kishte anuluar një platformë për bashkëpunim dypalësh me Greqinë, të quajtur Këshilli Strategjik i Nivelit të Lartë, duke shtuar se Ankaraja dëshironte një politikë të jashtme që “ka një karakter të fortë”.

“Ju po na tregoni(të kundërtën) vazhdimisht me avionët tuaj”, tha ai, duke iu referuar mosmarrëveshjes së hapësirës ajrore mbi ishujt në detin Egje.

Ai paralajmëroi Greqinë të mos përpiqet të luajë me Turqinë.

“Ne nuk po zhvillojmë më bisedime dypalëshe me ju”, tha presidenti turk.

Vendet kanë qenë prej kohësh në mosmarrëveshje për një sërë çështjesh si kufijtë detarë, pretendimet e mbivendosura rreth brezave të tyre kontinentalë, hapësirën ajrore, emigrantët dhe Qipron e ndarë etnikisht.

Tensionet shpërthyen përsëri javën e kaluar kur Erdogan tha se kryeministri grek “nuk ekziston më” për të, duke e akuzuar atë se po përpiqej të bllokonte shitjen e avionëve luftarakë F-16 në Turqi gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara.

Mitsotakis tha të martën, pas një samiti të liderëve të Bashkimit Evropian, se ai kishte informuar kolegët e BE-së për “agresivitetin” e Turqisë dhe “provokimet që Greqia apo BE-ja nuk mund t’i tolerojnë”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

52 minuta ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

1 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

3 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

3 orë ago
  • KRYESORE

Azerbajxhani evakuon diplomatët e saj në Iran, vigjilja e përplasjes perso-azere?

Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Mossin dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…

5 orë ago