FOTO&VIDEO

Erdogan zgjedh imam nga Ballkani për Hagia Sophia-n

Imami i parë i Hagia Sophia-s, në rihapje të saj pas dekadash shndërrimi në muze, do jetë nga Ballkani. Jo shqiptar po boshnjak.

Fjala është për Ferruh Mustuer, i emëruar si kleriku që do drejtojë faljet në ngrehinën historike, e cila, duke u rikthyer në xhami, pasi iu hoq ky status nën Ataturkun, ka ngjallur shumë reagime.

Ferruh Mustuer është hafëz Kur’ani, pra zotërues përmendësh i Librit të Shenjtë.

Dhe nuk dihet nëse në kriteret e përzgjedhjes për të qenë ai, me origjinë boshnjake, është marrë në konsideratë pikërisht nacionaliteti tij, një lloj mesazhi për Ballkanin ku përplasen shumë interesa.

Siç është caktuar, rihapja e Shën Sofisë së xhami do jetë të premten, të xhumanë pra, festa javore e muslimanëve.

Ajo shërbeu si xhami për shekuj, më pas si muze për dekada, e tashmë rikthehet po si xhami.

Si kujtesë, Gjykata Supreme e Turqisë anuloi vendimin e qeverisë së vitit viti 1934, i cili e ktheu xhaminë Hagia Sophia në një muze.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

4 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

7 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

7 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

9 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

9 orë ago