KRYESORE

Erdogani hoqi dorë nga dëbimi i 10 ambasadorëve perëndimorë

Ambasadorët perëndimorë në Turqi janë “tërhequr” dhe do të jenë “më të kujdesshëm në të ardhmen”, deklaroi sot presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, pas çka kumtoi se do të heqë dorë nga dëbimi i 10 diplomatëve, të cilëve u është kërcënuar për shkak të përkrahjes së tyre për filantropin e mbyllur, Osman Kavalla.

“Qëllimi ynë nuk ishte të shkaktojmë krizë, por t’i mbrojmë të drejtat sovrane të Turqisë”, tha Erdogan.

Dhjetë ambasadorë nga SHBA-ja, Kanada, Franca, Finlanda, Danimarka, Gjermania, Hollanda, Zelanda e Re, Norvegjia dhe Suedia në deklaratë të përbashkët më 18 tetor kanë bërë thirrje për “zgjidhje të shpejtë dhe të drejtë” të rastit Osman Kavalla, i cili është në burg nga viti 2017.

Erdogan këtë e interpretoi si “sulm” dhe “ofendim” për jurisprudencën turke, njofton Beta.

“Detyra ime, si shef i shtetit, ishte ta jap përgjigjen e duhur”, tha presidenti turk, duke shtuar se gjykatat turke nuk marrin urdhëra nga askush.

Erdogani të shtunen njoftoi se ka dhënë urdhër për dëbim sa më të shpejtë të atyre dhe diplomatëve, edhe pse ky publikim nuk ishte i shoqëruar me njoftim zyrtar të dërguar deri te shtetet e cekura.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

13 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

16 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

16 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

18 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

18 orë ago