Presidenti Rexhep Tayyip Erdoğan ka ngritur padi kundër kryetarit të Bashkisë Metropolitane të Stambollit (IMM) Ekrem İmamoğlu për dëmshpërblim jomaterial prej 1 milion lirash.
Sipas mediave të huaja, mësohet se Erdogan ka ngritur padinë me arsyetimin se kryebashkiaku i Esenyurt Ahmet Özer ka bërë akuza të rreme, shpifëse ndaj tij, në fjalimin e tij ku bënte thirrje për protesta.
Në peticionin e dorëzuar në Gjykatën Civile të Shkallës së Parë të Anadollit të Stambollit nga avokati i Presidentit Erdogan, Ahmet Özel, thuhej se kryebashkiaku Esenyurt Özer u arrestua me akuzën “anëtar i organizatës së armatosur terroriste PKK/KCK”.
Në padi thuhet se İmamoğlu, ka bërë akuza shpifëse, të pabaza ndaj Erdoganit dhe ka shkelur të drejtat personale të Erdoganit në tubimin e mbajtur, ku kërkonte të protestohej kundër arrestimit të Ozerit më 31 tetor, me qëllim sipas padisë, poshtërimin publikisht të Presidentit, shkruan A2CNN.
Në padi thuhej se shprehjet “me shkop në dorë” dhe “një qeveri që ndjek lëvizje të errëta” që përdori İmamoğlu ndaj Erdoganit e tejkalonin qëllimin e tyre dhe jo vetëm dëmtuan reputacionin e Presidentit Erdogan, por edhe e tërhoqën popullin në urrejtje duke shtrembëruar faktet.