Turqia ka vendosur basketbollistin Enes Freedom në listën e saj në terroristëve më të kërkuar.
Freedom shfaqet në atë që Ministria e Brendshme turke e quan “Lista Gri”, më e ulëta e sistemit të saj të koduar me ngjyra në pesë nivele, e cila ofron një shpërblim deri në rreth 26,600 dollarë (500 mijë lira turke). Shuma e shpërblimit në fillim u raportua 500 mijë dollarë.
Nuk është e qartë se kur Turqia e shtoi basketbollistin në listë, por ai i tha “Fox Neës” të martën se mësoi për këtë ndërsa ishte në Vatikan për një kamp basketbolli dhe se pasi kontaktoi FBI-në, atij iu tha se duhet të kthehej në SHBA.
“Kjo është hera e parë që qeveria turke vendos shpërblim mbi kokën time dhe më futi në listën e terroristëve më të kërkuar, vetëm sepse flas për disa nga shkeljet e të drejtave të njeriut dhe të burgosurve politikë që ndodhen në Turqi. Ju e dini, unë nuk jam i vetmi. Ka kaq shumë gazetarë, akademikë, profesorë dhe të famshëm në atë listë”, u shpreh Enes Freedom për “Fox Neës”.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…