Sinan Ogan, i cili fitoi vendin e tretë në zgjedhjet presidenciale të javës së kaluar në Turqi, ka deklaruar mbështetjen e tij për presidentin aktual Rexhep Tajip Erdogan në raundin e dytë të zgjedhjeve.
Kandidati nacionalist njoftoi vendimin e tij të hënën, disa ditë përpara raundit të dytë të zgjedhjeve (28 maj) kur turqit do të vendosin nëse Erdogan ose lideri i opozitës Kemal Kilicdaroglu do të udhëheqin vendin për pesë vitet e ardhshme.
Në raundin e parë të zgjedhjeve më 14 maj, Erdogan fitoi 49.52 për qind, ku për pak nuk e shamngu raundin e dytë.
Kilicdaroglu, kandidati i aleancës së gjashtë partive opozitare, fitoi 44.88 përqind dhe Ogan, i cili u mbështet nga Aleanca ATA, ishte i treti me 517 përqind të votave.
Qëndrimi i Partisë së Fitores
Ogan, 55 vjeç, një ish-akademik, ishte kandidati i një aleance të partive të krahut të djathtë të udhëhequr nga Partia e Fitores, e cila njihet për qëndrimin e saj kundër emigracionit në Turqi, pritja më e madhe e refugjatëve në botë.
Kiliçdaroglu tha se do të anulojë shumë nga ndryshimet e Erdoganit në politikën e brendshme dhe të jashtme, si dhe në ekonomi dhe ndryshimin e programit ekonomik që merret me krizën e rritjes së kostove të jetesës.
Erdogan tha se vota për të në raundin e dytë është votë për stabilitet.
Analistët besojnë se mbështetja e Oganit për Erdoganin i jep forcë, por edhe i ndan mbështetësit e Oganit. Partia e Fitores nesër veçmas do të shpallë qëndrimin e saj për mbështetjen e kandidatëve në raundin e dytë.