POLITIKE

Analisti: 1 shtatori kosovar, si fundi i Serbisë së Madhe

Sipas një analisti boshnjak, arsyeja se pse Serbia nuk ndryshon qasje edhe pas përgjaku rajonin me luftra agresore, është shpresa e një rendi të ri botëror të diktuar nga Rusia dhe Kina, ku më pas ajo do mund të realizojë ëndrrën e Serbisë së Madhe.

“Shpresat që bota perëndimore do të shembet si një shtëpi letrash nga Rusia dhe Kina, del të jetë një tjetër seri iluzionesh”, shkruan Fikret Mehoviç, duke iu referuar Serbisë.

“Marrëdhëniet e parregulluara ndërmjet shteteve të ish-Jugosllavisë vazhdojnë të befasojnë edhe pas 30 vjetësh të gjithë ata që shpresonin në paqe dhe stabilitet si dhe një integrim më të fuqishëm ekonomik të këtyre vendeve”, vijon ai.

Sipas Mehoviç, Serbia vijon të jetë strumbullarja e zhvillimeve negative në rajon.

“Arsyeja kryesore e ngecjes prapa vendeve të ish-Jugosllavisë është pikërisht këmbëngulja e vazhdueshme e Serbisë dhe shpresa e ideologëve të saj serbomëdhenj që koha e re do të sjellë dhe do të mundësojë realizimin e idesë së tyre utopike për Serbinë e Madhe. Kjo është arsyeja kryesore pse nuk është pajtuar me të kaluarën dhe pse Serbia nuk ka kaluar në një katarsis. Serbisë i duhet katarsis jo vetëm si proces pajtimi në vetë shoqërinë serbe, por edhe si proces për të parë sërish fqinjët në sy, për të hapur arkiva, për të ekstraduar kriminelët e luftës, për të paguar dëmshpërblime të luftës dhe për të hequr elementët serbomëdhenj nga pozitat drejtuese në shoqërinë serbe. Duhet të ishte një fillim i shëndetshëm për të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë”, shkruan Mehoviç.

Ai më pas fokusohet te Kosova, aty ku sipas tij nisi shpërbërja e Jugosllavisë dhe aty ku do përfundojë epoka e zymtë më shumë se 30-vjeçare.

“Shpërbërja e RSFJ-së, e cila filloi me Kosovën, më saktë me grevën e minatorëve në Trepçë, me të cilën shqiptarët donin ta mbronin Kosovën nga planet e Millosheviçit për krijimin e Serbisë së madhe. Gjithçka do të përfundojë me Kosovën dhe do të fillojë një epokë e re për të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë”, thotë ai, duke besuar se kjo do të ndodhë më 1 shtator, ditën kur nis reprociteti.

“Refuzimi i formimit të të ashtuquajturës Bashkësi e Komunave Serbe, që në përkthim do të thotë Republika Srpska e re në Kosovë, u refuzua njëzëri nga qeveria e Kosovës dhe iu dha fund kësaj ideje të çmendur. Kosova gjithnjë e më shumë po forcon dhe formon institucione të forta që do të mundësojnë paqe dhe stabilitet për të gjithë qytetarët besnikë. Veriu i Kosovës, i udhëhequr nga bandat kriminale nën direktivën e Beogradit, nuk po arrin rezultatet e dëshiruara. Dita e parë e shtatorit është vendimtare sepse është data nga e cila fillon një epokë e re jo vetëm për Kosovën por edhe për mbarë Ballkanin Perëndimor. Qeveria e Kosovës duhet t’i japë fund tërbimit të Serbisë së Madhe në veri të vendit dhe përpjekjeve të ndryshme për degradimin dhe shkatërrimin e shtetit të Kosovës, si dhe të refuzojë Beogradin në rolin e tij destruktiv ndaj Kosovës. Kështu kanë bërë prej vitesh elementët serbomëdhenj në Bosnje, të udhëhequr nga Milorad Dodik, për të shkatërruar shtetin dhe çdo nocion të funksionimit dhe përfaqësimit normal të tij në botë”.

Për Fikret Mehoviç, ajo çfarë do të ndodhë në Kosovë do jetë përcaktuese dhe për Bosnjen.

“Sado që Beogradi e paraqet Kosovën si prioritetin kryesor të politikës së tij të jashtme, e vërteta është se entiteti Republika Srpska e zë atë vend si i vetmi ‘shtet serb’ në perëndim të Drinës. Njësia e RS-së është çelësi i realizimit të ideve të Serbisë së Madhe dhe pa pastruar entitetin e RS-së nga fanatizmi serbomadh, nuk do të ketë paqe përfundimtare dhe përparim ekonomik në Ballkan. Ndihma e bashkësisë ndërkombëtare që Kosova të bëhet anëtare e organizatave të rëndësishme ndërkombëtare dhe me hyrjen e Kosovës në NATO, situata në Bosnjë do të shkojë në kah pozitiv”, përfundon ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

4 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

18 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

19 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

1 ditë ago