Zëvëndësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, është shprehur frika se ishte e rrezikshme të ndaheshin informacione me qeverinë e re në Podgoricë, duke shtuar se ky shqetësim ishte i vërtetë dhe se njerëzit në Mali i Zi duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë.
Sipas mediave të huaja, Escobar ishte duke folur në Forumin 2BS (Të Jesh i Sigurt) në Budva, në bregdetin Adriatik, përmes një lidhjeje video.
Dhe duke komentuar ndërhyrjen e Rusisë në punët e brendshme të Malit të Zi, Escobar tha se Shtetet e Bashkuara kanë një përgjigje diplomatike dhe politike në mënyrë që të izolojnë forcat që nuk duan një Mal të Zi sovran dhe demokratik.
Ai bën dallimin midis forcave pro-ruse dhe atyre serbe.
“Së pari, nuk shoh se çështja pro-serbe dhe pro-ruse është e njëjta gjë. Ato forca politike në Malin e Zi që janë pro-serbe duhet të pranojnë se Mali i Zi duhet të jetë demokratik, i pavarur, sovran dhe i kthyer kah Perëndimi, dhe të mbetet pjesë e NATO-s. Nga ana tjetër, për ato parti që me të vërtetë po përpiqen të minimizojnë këto aspekte… ne kemi shumë mënyra për t’iu përgjigjur atyre. Disa prej tyre janë sanksione, si dhe izolim diplomatik dhe politik”, citohet të ketë thënë Escobar.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…