POLITIKE

Escobar: Nuk është koha për Malin e Zi në “Ballkanin e Hapur”

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha të premten se Mali i Zi në këtë moment nuk ka nevojë të vendosë për t’iu bashkuar nismës “Ballkani i Hapur”, por duhet të veprojë për gjërat që po e çojnë vendin në krizë.

“Dua të jem i qartë: nuk ka nevojë të vendoset për këtë në këtë moment. Do të ketë kohë për një diskutim serioz për këtë çështje në të ardhmen. Tani duhet të veprojmë urgjentisht për gjërat që po e çojnë Malin e Zi në krizë”, tha ai në një intervistë për agjencinë Mina.

Escobar përsëriti se “Ballkani i Hapur” është një çështje që duhet të vendoset më në fund nga qytetarët e Malit të Zi, qoftë përmes një referendumi ose përmes zyrtarëve të zgjedhur me një mandat të qartë zgjedhësish.

SHBA: Duhet të plotësohen dy kushte

Shtetet e Bashkuara, theksoi ai, mbështesin të gjitha nismat rajonale të integrimit ekonomik, por kjo mbështetje ekziston vetëm nëse plotësohen dy kushte kryesore.

“E para është se iniciativa i afron vendet anëtare me Europën dhe nuk bie ndesh me detyrimet e tyre europiane sipas Procesit të Berlinit apo ndonjë procesi tjetër që Evropa drejton”.

“Kushti i dytë është që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të mund t’i bashkohen nismës si anëtarë me të drejta të plota”, tha Escobar, duke shtuar se SHBA-ja do të tërheqë mbështetjen për “Ballkanin e Hapur” nëse ndonjë prej këtyre kushteve nuk plotësohet.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

1 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

13 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

13 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

19 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

21 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

21 orë ago