Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor në intervistën dhënë për N1 të marten, pyetjet më të shumta që iu bënë ishin ato për Ushtrinë e Republikës Srpska-s, me të cilën vazhdimisht kërcënon anëtari serb i Presidencës së BeH-së, Millorad Dodik.
Ndër të tjera, ai iu përgjigj pyetjes se “çka nëse një ditë zgjohen qytetarët e BeH-së dhe në vijën e entitetit ka ushtarë të Republikës Srpska-s?”
“Kjo nuk do të ndodhë. E kam thënë një herë dhe do ta përsëris: Nuk do të ketë luftë në BeH. Ky nuk është viti 1991,” tha Escobar.
Në vërejtjen e gazetarit të N1 se nuk bëhet fjalë për luftë, por për ushtrinë e Republikës Srpska, Escobar theksoi se “ajo nuk ekziston” dhe se askush nuk është i interesuar për atë lidhje të përshkallëzimit.
“Së pari, nuk ka ushtri të Republikës Srpska. Së dyti, ne kemi një mandat paqeruajtës nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Askujt nuk i intereson ky lloj përshkallëzimi. As Serbisë, as Kroacisë, as Rusisë, kurrë. Çfarë duhet të bëjmë ne , nëse shikojmë forcat e armatosura, është se si të krijohen forca të armatosura të afta për të përmbushur nevojat e të gjithëve”.
“Përveç kësaj, me të gjitha dallimet midis të gjitha niveleve të qeverisjes, duhet të sigurohet që shteti të funksionojë”, tha Gabriel Escobar
Gabriel Escobar u pyet edhe për deklaratat kontraverze të Presidenti kroat, Zoran Milanoviç, rreth gjenocidit në Srebrenicë.
I pyetur se çfarë mendon për lëvizjet e presidentit Milanoviç, që po shihen si tallje me gjenocidin në Srebenicë, Escobar tha se institucionet kroate do të punojnë për marrëdhënie të mira fqinjësore.
“Unë nuk e kam takuar kurrë atë. Ne kemi një partneritet shumë të mirë me Kroacinë. Është një partneritet me institucionet, njerëzit, jo me individët. Bisedimet e mia me Kroacinë janë shumë të mira dhe marr një angazhim prej tyre se ata do të punojnë për marrëdhënie të mira fqinjësore”.