Në një debat televiziv, ku po diskutohet për konceptin e kombit, konkretisht se a ka komb kosovar a po nuk ka.
Blerim Latifi dhe Halil Matoshi kanë debatuar ashpër rreth kësaj teme.
Në një moment, Latifi i ka thënë Matoshit se ka probleme elementare me konceptet. Ai ia ka cituar fjalinë e parë të Kushtetutës së Shqipërisë, Matoshit, e cila nis me ‘ne populli i Shqipërisë’.
Këtu ka ndërhyrë Matoshi duke i thënë se popull, ‘people’ (anglisht) u thuhet edhe njerëzve pa kombësi.
‘Po cka është populli, pipëll (people, sic.) o Blerim? Kallëxona cka është populli?’, i ka thënë Matoshi. Ndërkohë Latifi ia ka kthyer serish se ‘Matoshi ka probleme me koncepte elementare’.
Gjithashtu, profesori i filozofisë, Blerim Latifi i ka thënë këshilltarit në dorëheqje të kryeministrit Ramush Haradinaj, ‘mishmash’ i ka konceptet.
“Krejt problemet i ki gabim, mishmash i ke”, ka thënë Latifi në T7.
Ndërsa Matoshi i është kundërpërgjigjur se ‘nuk ka shtet pa komb dhe as komb pa shtet” duke shtuar se i nënshtrohet Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës”.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…